I penduar për plagosjen e Lorenc Kostës dhe i rënduar psikologjikisht u shfaq në Gjykatën e Tiranës efektivi i policisë Erjon Goxhara. Ndaj 46-vjeçari u komunikuan dy akuzat e vrasjes me paramendim e mbetur në tentativë dhe armëmbajtjes pa leje, por Goxhara mohoi që të ketë organizuar ngjarjen.
“Gjatë seancës gjyqësore Erjon Goxhara mbajti të njëjtat qëndrime që dhe edhe në Policinë e Tiranës. I pyetur nga trupi gjykues për rrethanat e ngjarjes, efektivi i policisë u shpreh se gjithçka ndodhi në çast dhe nuk e kishte bërë me paramendim”.
Gjykata vendosi ta lërë në burg, por miratoi një kërkesë të avokatit të policit. 46-vjeccari do i nënshtrohet një ekspertizë të gjendjes psikike.
Gjatë seancës gjyqësore u lexuan edhe dëshmitë e familjarëve të Goxharës. Në materialin e dërguar në Gjykatë të siguruar nga Klan News, gruaja e Erjon Goxharës ka treguar se nga janari i këtij viti, ai ka shfaqur shenja xhelozie, e ka dhunuar dhe e ka detyruar të tregojë me kë e ka tradhtuar.
Në dëshmi, bashkëshortja e tij ka pranuar se ka pasur vetëm një herë raport intim vite më parë me Lorenc Kostën. Sipas bashkëshortes, Erjoni e ka kërcënuar me jetë Lorenc Kostën nga telefoni i saj.
Deklarimi ka dhënë edhe nipi i Erjon Goxharës, i cili është shprehur se daja i tij ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe shpeshherë thonte se do vriste veten.
Në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale është pyetur dhe një koleg i Lorenc Kostës. Ai është shprehur se në 19 Gusht, Lorenc Kosta e ka marrë në telefon duke i thënë se e kanë qëlluar me armë zjarri poshtë shtëpisë.
Kolegu i Kostës thotë se pasi ka shkuar në vendngjarje 45-vjeçari i ka thënë se ka ndaluar Erjon Goxhara duke i thënë se do sqaronte diçka dhe e ka plagosur me armë.
Klan News