Klan News ka siguruar videon e xhiruar nga polici Erjon Goxhara, pak momente pasi kishte plagosur inxhinierin e Entit Rregullator të Energjisë, Lorenc Kosta. Efektivi i policisë teksa i flet, e qëllon sërish me armën e zjarrit.

Lorenc Kosta i cili shfaqet në video i gjakosur, mban celularin në dorë, në përpjekje për të kërkuar ndihmë. Erjon Goxhara filmimin që bëri ia dërgoi kunatit, vëllait të bashkëshortes.

Menjëherë pasi efektivi i policisë u largua nga vendi i ngjarjes, Kosta telefonoi një kolegun e tij dhe i tha se e kanë plagosur poshtë shtëpisë. 45-vjeçari i tha kolegut se e kishte qëlluar me armë Erjon Goxhara.

Shkak për këtë ngjarje u bë një tradhti bashkëshortore nga gruaja e efektivit të policisë. Erjon Goxhara u vetëdorëzua në polici dhe u la në masë sigurie arrest në burg nga gjykata.

Ndaj tij janë ngritur akuzat e vrasjes me paramendim të mbetur në tentativë dhe armëmbajtjes pa leje.

Autoritet etjanë të bindur se Goxhara e ka planifikuar ngjarjen, por 46-vjeçari e ka mohuar diçka të tillë vazhdimisht. Në seancën gjyqësore të së premtes, avokatët e efektivit të policisë i kërkuan gjykatës që të bëhet një ekspertizë e shëndetit mendor.

Klan News