Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për masën e sigurisë “arrest në burg” për Erion Goxharën, i cili plagosi Lorenc Kostën më 19 Gusht.

Arsyetimi i Goxharës se ka qenë në situatë gjaknxehtësie nuk e bindi gjykatën për një masë më të butë, në vendimin e dhënë më 17 Shtator.

45-vjeçari Goxhara e qëlloi me 6 plumba në mes të ditës Kostën. Më pas ai e filmoi teksa i plagosuri ishte i rrëzuar në tokë.

Teksa bën videon, Goxhara e shan, i gjuan me shkelm në kokë dhe shprehet se “kështu e pësojnë të gjithë ata që u hyjnë njerëzve në hak.”

Më tej ai vijon: “Kështu e pësojnë të gjithë ata që u hyjnë njerëzve në familje! Ti të më mbash mua nusen peng 4 vjet?! T’ja hash lekët?! Se ha dot ti djersën e familjes time o k*rvë! Nuk hy dot ti në familjen time!”

Kujtojmë se pas plagosjes Goxhara u arratis dhe u dorëzua 48 orë më vonë dhe rrëfeu se ishte fshehur në zonën e Dajtit.

Shkak për ngjarjen është bërë lidhja jashtëmartesore e gruas së efektivit me Kostën./tvklan.al