Gjykata Administrative e Apelit ka rikthyer në detyrë çiftin e prokurorëve Rovena Gashi dhe Dritan Gina, të shkarkuar 10 muaj më parë nga Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku. Apeli ka prishur vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë që kishte gjetur të drejtë vendimin e Markut.
Rovena Gashi dhe Dritan Gina kërkonin rikthimin në detyrë, pasi e konsideronin largimin të pabazuar në ligj dhe antikushtetues. Gashi mbante detyrën e Drejtores se Marrëdhënieve me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa Gina drejtonte Prokurorinë e Elbasanit.
Vendimi pritet që të moszbatohet, pasi Rovena Gashi u shkarkua nga Komisioni i Vettingut. Ndërsa Gina ende nuk ka dalë para Komisionit.
Gjykata Administrative e Apelit ende nuk e ka zbardhur vendimin duke publikuar në faqe vetëm dispozitivin. Dritan Gina kallëzoi për shpërdorim detyre Kryeprokuroren Arta Marku, por hetimet për këtë rast u pushuan nga Prokuroria e Durrësit.
Tv Klan