Gjykata Posaçme  e Apelit ka dënuar me 3 vite burg Lefter Allën ish-kryebashkiakun e Bulqizës i cili u gjet fajtor për veprën penale të shkelje te barazisë në tendera dhe shpërdorim të detyrës. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar përfundimisht ai do të vuaj dënimin me dy vite.

Vendimi nuk ndryshoi edhe për personat e tjerë të akuzuar. Konkretisht për ish-nënkryetarën Enkeleda Lleshi dënimi i saj u konvertua në shërbim prove.

Lirim me kusht përfituan edhe 4 ish-punonjës të bashkisë të cilët u akuzuan nga SPAK për shkeljes së barazisë në tendera pasi ishin pjesë e komisionit të vlerësimit të ofertave. Në bashkëpunim me ish-zyrtarët e bashkisë, kryetari Alla favorizoi kompaninë e të afërmit të tij Aqif Konesha për ndërtimin e ujësjellësit.

Biznesmenët Aqif Konesha dhe Rasim Daci si dhe punonjës të kompanisë, u dënuan nga gjykata për falsifikim dokumentesh me nga 1.6 deri në 1.9 vite burg.

Klan News