Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla është dënuar përfundimisht me 3 vite burg. Vendimi u dha nga Gjykata e Apelit të Posaçëm, e cila la në fuqi dënimin e Shkallës së Parë.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Alla do të vuajë 2 vite heqje lirie dhe për 5 vite i ndalohet të ushtrojë çdo detyre shtetërore. Ai u gjet fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe shkeljes së barazisë në tendera.

Në të njëjtën seancë, Gjykata e Apelit la të pandryshuar dhe vendimin për personat e tjerë të përfshirë.

Kështu zëvendëskryetarja e Bashkisë së Bulqizës, Enkeleda Lleshi u dënua me 2 vite e 6 muaj burg, por për të gjykata vendosi lirimin me kusht si dhe ndalimin e ushtrimit të çdo detyrë shtetërore për 5 vite.

Lirim me kusht përfituan dhe 4 ish-punonjës të tjerë të bashkisë, të cilët u gjetën fajtorë për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera pasi ishin pjesë e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Ndërkohë përfituesit e tenderit me vlerë 3 milionë Euro, dy biznesmenët Aqif Konesha dhe Rasim Daci, si dhe punonjës të kompanisë u dënuan për falsifikim dokumentesh me nga 1.6 deri në 1.9 vite burg.

Tv Klan