Paulo Dybala është afruar edhe njëherë me kalimin në Arabinë Saudite. Duke iu referuar mediave italiane, dy klubet Al-Hilal dhe Al-Ittihad janë kthyer në pistën që e dërgojnë tek sulmuesi argjentinas.
Sipas tyre, klubet i kanë ofruar futbollistit një kontratë mbi 15 milionë euro në sezon, e ku bashkë me bonuset kjo shifër do rritej në 20 milionë euro.
Propozimi për Romën, megjithatë, është më i ulët: rreth 12 milionë euro, e njëjta shumë që parashikon klauzola e largimit, e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë.
Arabia Saudite dëshiron që Dybala t’i japë më shumë shikueshmëri kampionatit të tyre, por Roma nuk është e gatshme të privojë veten me një lamtumirë të tillë, aq më tepër pak ditë para fillimit të sezonit të ri.
Gjithsesi, kontratë që skadon në fund të edicionit të ardhshëm shtyn klubin italian për tu dorëzuar. Në dy sezone me kryeqytetasit, 30-vjeçari ka shënuar 30 gola në të gjithë kompeticionet.
Klan News