Mbretëria e Arabisë Saudite ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Lajmi është bërë publik nga Ministria e Jashtme e shtetit të ri.
Sipas saj Riadi zyrtar pritet të vendosë shumë shpejt edhe marrëdhëniet diplomatike me Prishtinën.
Në njoftimin e saj zyrtar Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite shprehet se ky zhvillim do të kontribuojë pozitivisht në përmirësimin e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë, si dhe në vendet e tjera fqinje.
Mbretëria e Arabisë Saudite bëhet kështu vendi i 58 që njeh pavarësinë e shtetit më të ri në Evropë.
Arabia Saudite kishte konfirmuar mbështetjen e saj për pavarësinë e Kosovës gjatë vizitës që zhvilloi në muajin Shkurt Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Lulzim Basha.
Vetë mbreti Abdullah i konfirmoi kryediplomatit shqiptar gatishmërinë e tij për të koordinuar veprimet me Tiranën zyrtare për të zgjeruar dhe më tej njohjen e shtetit të ri edhe nga vendet e tjera të konferencës islamike.
Njohja nga Mbretëria Arabe konsiderohet e një rëndësie të veçantë duke qenë se vjen nga një prej shteteve kryesore të botës islame./tvklan.al