Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ka marrë pjesë në takimin informal të Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, i cili u mbajt në datat 4 dhe 5 Shkurt në Stamboll të Turqisë.
Buxheti, ecuria e Kosovës dhe Afganistani ishin tre objektivat e bisedimeve të këtij ministeriali.
Arben Imami: “Problemet themelore të këtij ministeriali janë çështja e buxhetit, Kosova dhe Afganistani. U gjet një konsensus për çështjen e buxhetit. Lidhur me Kosovën besoj që ashtu sikurse edhe vlerësimi jonë është stabiliteti politik është i qartë, progresi është i dallueshëm. NATO-ja dhe Kosova mund të quhen një histori suksesi. Është e rëndësishme që Kosova të fillojë të futet në rrjedhat e integrimit rajonal dhe në veçanti nga rrjedhat e integrimit euroatlantik. Kjo do të ishte garancia përfundimtare për paqe, stabilitet në Kosovë dhe në rajon”.
Po ashtu në këtë ministerial ministrat e mbrojtjes diskutuan edhe mbi të ardhmen e sigurinë evropiane dhe globale si dhe strategjinë e misionin e NATO-s./tvklan.al