Nga Janari i vitit të ardhshëm, Shqipëria do të rikthejë pas më shumë se dy dekadash forcën rezerviste. Ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu, njoftoi pas mbledhjes së qeverisë se rekrutimi është një detyrim që buron nga NATO.

“Kjo i jep një mundësi ushtarakëve aktivë, që kanë vendosur që të zhvillojnë karrierën në privat me funksione me teknicitet të lartë, u japim mundësinë të kthehen në FA me misione specifike, me detyrime që mund të mbulojnë misionet paqeruajtëse, misionet në kuadër të angazhimit në NATO apo rajon.”

Rikthimi i shërbimit rezerivst do të ketë edhe një faturë financiare që do të mbulohet nga buxheti i shtetit.

“Kemi një paketë financiare të dedikuar në buxhetin 2025 për forcën e rezervistëve, 15.5 milionë Euro si edhe një angazhim të mëtejshëm në vitet në vijim.”

Sipas ministrit, në këtë mënyrë, Forcat e Armatosura të Shqipërisë kthehen në standardet e NATO-s duke pasur një gamë personeli më të gjerë në funksion.

Tv Klan