Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Kryetari i ri ekzekutiv i Partisë Aleanca Demokratike, Arben Imami ka prezantuar sot krerët e rinj të kësaj partie. Imami u zgjodh pak ditë më parë në këtë post në kongresin e dytë të liberal demokratëve. Ndërkohë që Neritan Ceka, u rikonfirmua si president i PAD. Pas kongresit u zgjodhën edhe drejtuesit e strukturave të kësaj partie, të cilat u prezantuan nga zoti Imami.
Sipas Imamit, kryesia ekzekutive e Partisë Aleanca Demokratike, do të ketë si sekretar për politikat, zotin Gramoz Pashko, sekretar organizativ Naim Bucin, sekretar për problemet elektorale zotin Arben Demeti, si edhe disa emra të tjerë të rinj./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti