Deputeti socialist Arben Malaj rendit 3 dështimet sipas tij të qeverisë, për 3 muajt e parë të viti 2008 në aspektin ekonomik. Niveli i varfërisë ka shënuar rritje investimet e huaja janë ulur ndjeshëm të dyja këto rrezikojnë stabilitetin financiar, theksoi Malaj. Deklaratën e tij ligjvënësi socialist e ka mbështetur në shifra.

Arben Malaj: “Pra në ekonominë shqiptare vetëm për tre muajt e parë të vitit rreh 5.7 miliard lekë, apo 75 milion dollarë. Sot shumë nga investimet në infrastrukturë, akse rrugore përmirësimi i furnizimi me ujë, investime në arsim dhe shëndetësi janë në situatë të rënduar.”

Malaj tha, se qeveria duhet të prezantojë e të zbatojë strategjinë për shtresat e varfra, kryesisht pensionistët e të papunët që 70% e të ardhurave të tyre i përdorin vetëm për ushqim. Gjithashtu ai konsideroi me rëndësi rritjen e investimeve me financim nga donatorët si dhe moszvarritjen e projekteve të rëndësishme të infrastrukturës./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi