Tragjedia e Vlorës tregojë se lufta kundër pastrimit të parave ka dështuar. Ministri i Financave Arben Malaj premtojë se nuk do të ketë tolerancë ndaj krimeve financiare.
Arben Malaj: “Drejtoria e luftës kundër pastrimit të parave ka një vend të veçantë kundër krimit të organizuar, ngjarja e fundit është një apel i veçantë, çdo mos efiçencë e tyre është suport indirekt për krimin, efikasiteti i tyre do të jetë i monitorueshëm, toleranca do të jetë zero ndaj çdo pasurie me burim kriminal.”
Në analizën e Ministrisë së Financave Malaj konsiderojë si sfidën më të madhe të financave për këtë vit humbjen e të ardhurave nga liberalizimi i tregjeve. Zv/kryeministri Namik Dokle, vërejti se të ardhurat janë më të ulta se vendet e rajonit, ndërkohë që kritikojë ashpër shpenzimet e tepërta administrative.
Namik Dokle: “Ne duhet të kemi një shtet të pasur dhe shtetarë që jetojnë mirë dhe jo të kemi një shtet të varfër dhe shtetarë shumë të pasur. Pra të ardhurat e shtetit duhet të shkojnë në buxhetin e shtetit.”
Malaj premtojë se gjatë vitit 2004 do të jetë i kujdesshëm me kreditë me terma tregtare si dhe me ruajtjen e dificitit buxhetor./tvklan.al