Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ka reaguar ndaj disa deklaratave mediatike te nënkryetares, Dëshira Subashi, sipas te cilës, KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor kane shkelur ligjin teksa vendosen te mos hapin kutitë e votimit te Shkodrës, Tiranës e Beratit sipas pretendimeve te Partisë Socialiste. Për zotin Ristani, këto deklarata janë thjesht partiake dhe aspak te bazuara ne ligj.
Arben Ristani: “Në vlerësimin tim janë prononcime, të cilat nisen nga interesa partiake dhe joligjore, pasi KQZ-ja, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka kompetenca të pastra rinumërimi, nuk ka infrastrukturë për të bërë rinumërim të tilla përmasave dhe ligji e detyron të bëjë vetëm rinumërim të votave të caktuara, pra jo të kutive në masë të qarqeve të tëra siç ishte kërkesa për rinumërim të Beratit, Shkodrës, 100 kutive në Tiranë dhe të Durrësit gjithashtu. Nuk është ligjor, absolutisht nuk është ligjor. Ne mund të hapim kuti vetëm për të gjetur vota të caktuara në funksion të provës, jo numërim të mirëfilltë. Është e turpshme qe subjekti zgjedhor të kërkojë rinumërim sepse tavolinat ishin të vogla dhe kjo përdoret pastaj si shkak për të prishur procesin zgjedhor”.
Ligji elektoral ua njeh te drejtën dy anëtareve te KQZ-se qe te kërkojnë rinumërim te kutive te votimit, por për rastin ne fjale Ristani sqaroi se kërkesa e tyre nuk u mbështet ne prova e fakte.
Arben Ristani: “Ligjin mbron të drejtën e dy anëtarëve. E ka të vendosur në një nen që flet për këqyrjen e materialit zgjedhor, këqyrje e cila ndodh për të gjetur provën, të cilën subjekti ankimues e ka evidentuar paraprakisht. Në rast se numëruesit e forcave politike nuk kanë bërë asnjë shënim, nuk kanë bërë asnjë kundërshtim, në rast se vëzhguesit gjithashtu nuk kanë bërë asnjë kundërshtim, në rast se komisionerët gjithashtu nuk kanë bërë asnjë kundërshtim, nuk mund të vihet në KQZ dhe të thuhet që është shtrembëruar vota.”
Dhe për te provuar faktin se deklaratat e zonjës Subashi janë vetëm politike, Ristani sjell si shembull qëndrimin qe vete përfaqësuesit e opozitës kane mbajtur ne një tjetër rast te ngjashëm ne zgjedhjet e pjesshme te Shijakut ne vitin 2007.
Arben Ristani: “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me shumicë votash vendosi t’ia rrëzonte kërkesën Partisë Demokratike pasi njerëzit e saj në rastin e Durrësit, numëruesit e saj, vëzhguesit e saj, komisionerët e saj nuk kishin bërë asnjë shënim dhe po këta anëtarë të KQZ kanë mbajtur një qëndrim në të kundërt të asaj që pretendojnë sot dhe sot ishte i njëjti rast. Asnjë shënim, asnjë vërejtje, përveç kësaj kishin marrë filmimet, i kishin këqyrur filmimet, nuk kishin gjetur asnjë mangësi dhe vijnë në komision dhe kërkojnë rinumërim”.
Komisioni Qendror i zgjedhjeve certifikoi te hënën rezultatet përfundimtare te procesit elektoral te 28 Qershorit, ku edhe vete zonja Subashi votoi pro, bashke me 6 anëtaret e tjerë te këtij komisioni./tvklan.al
Gazetare: Jolldiz Mitro