Një arbitër sllovak do të drejtojë ndeshjen e fundit të sezonit dhe që do të përcaktojë edhe fituesin e titullit kampion. Tirana-Vllaznia do të gjykohet nga Vladimir Hrinak, i cili sezonin e shkruar ishte arbitri i 4 i finales së Champions League. Edhe asistentët e tij për takimin e nesërm do të jene sllovakë.

Tirana dhe Vllaznia gjenden vetëm 1 pikë larg njëra tjetrës por shkodranët janë në vendin e dytë të renditjes. Ndeshja e fundit është e vetmja mundësi për të dy këto skuadra për të m,arrë trofe duke qenë se të dyja dështuan në kupën e Shqipërisë. Megjithatë asnjë prej tyre nuk rrezikon pjesëmarrjen në kupat e Evropës.

Një ndeshje tjetër po kaq të rëndësishme e ka edhe partizani ndaj Lushnjës. Për ekipin e Shpëtim Duros i cili po vazhdon prej thuajse një viti të luajë vetëm për të nderuar emblemën e klubit, qëndrimi në superligë është këtë sezon i vlefshëm sa fitimi i kampionatit. Partizani ndaj Lushnjës, e cila edhe ajo rrezikon rënien do të gjykohet nga arbitra maqedonas me kryesor Aleksander Stavrev. Të dy arbitrat janë me një kurrikulum të pasur në gjykime në ndeshje ndërkombëtare. /tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe