Java e 18 e kampionatit shqiptar të futbollit rezultoi fillimi më intrigues i Superligës për vitin 2009, Tirana fiton derbin, përmbys rezultat9in dhe synon vendin e parë Vllazninë që në mënyrë të habitshme humbi me Shkumbinin.

Një fitore me moral të lartë ishte ajo e Partizanit me Bylisin, konkurrent për t’u larguar nga fundi i tabelës

Astrit Hafizi: “Atë ditë kjo tregoi një forcë shumë të madhe, falë ndoshta edhe pak disa dobësi që tregoi edhe skuadra e Dinamos për mendimin tim, nuk administroi mirë lojën. Që të jesh në avantazh me skuadrën e Tiranës, unë mendoj që është një është një luks shumë i mirë, kur ka shënuar gjithmonë e para nuk ke pasur shanse për ta mposhtur këtë kundërshtar. Një diçka të tillë e pati Dinamo për të shënuar ajo e para, për të kaluar 2 herë në avantazh. Mua më duket administrimi i lojës lë për të dëshiruar, më duket deri në një farë mase edhe blerjet që ka bërë kjo skuadër nuk diti ndoshta ato lojtarë ti vendosi aty ku duhet.”

Një humbje e Vllaznisë me Shkumbinin edhe mund të  parashikohej, pasi peqinasit këtë vit po luajnë fort, sidomos në fushën e tyre.

Astrit Hafizi:Në Peqin është shumë e vështirë të marrësh barazimin jo më fitoren, Vllaznia duhet të … me qetësi mendoj unë, duke analizuar shumë mirë ato gabime ku çalon skuadra për të përballuar ndeshjen tjetër të mërkurën që është akoma dhe më e fortë. Vllaznia ka treguar që në fushën e saj fitohet dhe ato fitore që ka marrë i ka marrë me vështirësi.”

Ndërsa fitorja e Partizanit sipas Hafizit erdhi pas një lidhje të fortë shpirtërore që ka krijuar ekipi me tifozët.

Astrit Hafizi:Grupi i lojtarëve rreth trajnerit rreth tifozëve bën atë që shumë probleme të anës financiare sikur zhduken kur ke këtë lidhje dhe kjo është kryesore mendoj për një skuadër futbolli, lidhja  shpirtërore që ka skuadra nëpërmjet njëri tjetrit për të përballuar ndeshjen. Ana financiare është njëra anë, por nganjëherë edhe ajo zhduket kur qëndrojnë në vend të parë këto anë mjaft të mira, vlera që duhet të kenë pjesa më e madhe e skuadrave.”

Java e 19 e kampionatit do të luhet këtë mes javë dhe ndeshja më e fortë është përsëri derbi i Tiranës, kësaj radhe mes Partizanit dhe Dinamos./tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe