Dita e premte do të vendosë përfundimisht nëse Partizani do të qëndrojë në Superligë apo Kastrioti do të ngjitet. Në stadiumin e Durrësit kryeqytetasit dhe krutanët do të luajnë sfidën finale të sezonit.

Ndeshja e Play-out i sheh të dy skuadrat të motivuara për të arritur objektivin. Një mijë dollarë vlen për secilin lojtar të Kastriotit ngjitja në Superligë, ndërsa Partizani duhet të mbyllë një sezon të mundimshëm për shkak të vështirësive financiare.

Ekipi kryeqytetas ka emrin e madhe dhe 15 tituj kampion të fituar gjatë historisë 63-vjeçare. Një rikthim në kategorinë e parë do të ishte i rëndë për të kuqtë, por krutanët kanë luftuar shumë për tu ringjitur sërish.

Sfida për Superligën do të vendosë gjithçka pasditen e së premtes, ku Partizani dhe Kastrioti vënë në lojë mundin e një sezoni të tërë./tvklan.al

Gazetar: Endrit Sauku