Dinamo vazhdon të kryesojë kampionatin pasi javës së 7. Blutë mundën Tiranën në derbi 2-1.

Tirana thuajse e filloi takimin me 10 lojtarë pasi që në minutën e 15 sulmuesi Memelli doli me karton të kuq.

Të tre golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e parë të takimit. Fillimisht ka qenë sulmuesi i Dinamos Bakaj në minutën e 33.

Dinamo shënon të dytin në kohën shtesë të kësaj pjese Sefën dhe Tirana vetëm pas pak sekondash realizon golin e saj me Abilaliajn.

Në pjesën e dytë bardhe e blutë luajtën më mirë por nuk mundën të barazojnë edhe pse në të 78 edhe Dinamo ndëshkua me karton të kuq.

Me një 11 metërsh Bledar Mancaku i ka dhënë Besës fitoren në ndeshje me Flamurtarin për të ruajtur vendin e dytë. Në Kavajë Flamurtari luajti prej minutës së 73 me 10 lojtarë.

Vllaznia fitoi 2-0 me Shkumbinin, dhe të dy golat mbajnë emrin e Balajt. Kjo ishte fitorja e dytë e Vllaznisë dhe e para për trajnerin Roland Luçi. Vllaznia dhe Shkumbini janë me pikë të barabarta 7, duke iu larguar fundit të tabelës. 

Në Durrës Teuta fitoi 2-1 me Laçin duke u barazuar me pikë me Apoloninë e vendit të tretë. Goli i fitores për durrsakët u realizua nga Mersini një minutë para përfundimit të kohës së rregullt.

Më parë për Teutën kish shënuar Vilfor Hysa ndërsa për Kaçin barazoi me 11 metërsht Nora.

Skënderbeu është mundur në Krujë nga Kastrioti vendas 2-1. Florian Braho dhe Klevis Rroshi janë golat e krutanëve. Të shtunën Apolonia mundi Gramozin 3-0./tvklan.al