Së bashku me avokatët e Berishës e Malltezit kundërshtuan masat e gjykatës

SPAK nuk ka paraqitur asnjë provë për të vërtetuar korrupsionin në privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani” për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi. Kështu deklaron Argita Malltezi në një konferencë ku theksoi se SPAK është përdorur politikisht për të goditur opozitën.

Duke theksuar pafajësinë për babin e saj dhe bashkëshortit, Jamarbër Malltezi, ajo paraqiti disa dokumente që sipas saj, tregojnë se shteti nuk ka patur asnjë dëm nga ky privatizim.

Avokati i ish-kryeministrit, Genc Gjokutaj, tha se SPAK nuk ka marrë në konsideratë asnjë kërkesë të tyre lidhur me çështjen, duke akuzuar se qëllimi i vërtet i masës së sigurisë arrest shtëpie është djegia e mandatit të deputetit të Berishës.

Ish-kryeministri Berisha ndodhet në masën e sigurisë që nga 30 Dhjetori i vitit të shkuar, por pavarësisht masës së sigurisë, ai ka mbajtur fjalime për simpatizantët e tij nga dritarja e banesës.

Klan News