Senati në Argjentinë ka refuzuar të miratojë një projektligj përmes të cilit do të legalizohej aborti në 14 javët e para të shtatzënisë.

Pas një debati të gjatë, 38 senatorë votuan kundër dhe 31 Pro.

Mos kalimi i këtij projektligji nënkupton që ligjvënësit duhet të presin një vit që ta vendosin sërish në votim.

Aktualisht aborti në Argjentinë lejohet vetëm në rastet e përdhunimit dhe kur shëndeti i nënës është në rrezik.

Votimit të këtij projektligji i kanë paraprirë protesta dhe debate të ashpra.

/tvklan.al