Ariana ishte e eliminuara e javës së 9-të të spektaklit “Love Story” në TV Klan, ku Saimiri u shpreh se nuk pa më shumë se tërheqje fizike me bukuroshen nga Elbasani.
Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, Ariana ka treguar se tashmë ajo dhe 33-vjeçari nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.
Mendoni që ka vajza që janë futur në Love Story për famë dhe jo për Saimirin?
Klea: Në fillim mendova për binjaket se nuk i kam pasur fort qejf, pastaj nga fundi thashë “i bëri hakun”.
Mendim për vajzat që kanë mbetur?
Klea: Ta nis nga Meri…nuk është vajzë e urtë por e qetë. Meri për mua është shumë e saktë. Xhesi më duket një vajzë që ka qenë gjithmonë e parapëlqyera e Saimirin sepse e ka marrë gjithmonë trëndafilin ose e para ose e dyta.
Nuk është në shijet e mia nëse do isha mashkull…unë i kam qejf vajzat që flasin më tepër, edhe nga fiziku të jetë më e mbushur. Flavia dhe Suela më duken i njëjti tip pak a shumë, vajza lozonjare.
Cfarë të pëlqeu tek Saimirin?
Klea: Pamja në fillim, por bëri mirë që më eliminoi sepse me mua ai nuk shkonte fare.
Ariana: Unë jam futur aty me ndjenjë, normalisht pashë klipin e tij më pëlqeu shumë pamja, mënyra e jetesës që e kishim pak a shumë njësoj. Mendoja se do të kishte mentalitet ndryshe nga shqiptarët, por u gabova.
Kisha pëlqim dhe një ndjenjë të vogël derisa ai nuk më dha mundësinë më. Ndjenja u shua shumë shpejt pas takimit. S’ka më asgjë, as në Instagram nuk jemi më follow./tvklan.al