Arinaldo Rrapaj është larguar zyrtarisht nga Partizani. Mesfushori u prezantua këtë të Mërkurë te Kolos Kovalivka në Ukrainë.

Futbollisti 23-vjeçar largohet nga Partizani, pjesë e të cilëve ishte nga viti 2021, kur e afroi trajneri Ilir Daja.

Kjo do të jetë aventura e parë jashtë Shqipërisë për Rrapajn, pasi ka dalë nga të rinjtë e Flamurtarit dhe më pas kaloi te Skënderbeu.

Mesfushori ka firmosur për 3.5 vite me Kolos Kovalivka në Ukrainë dhe shpreson të lërë shenjë. /tvklan.al