Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Kaq mësohej atëherë, në filma e libra, tani pas 63 vitesh publikohet një fragment i procesverbalit të krijimit të kësaj partie. Gjithçka është mësuar mbi bazë kujtimesh, ose nga libri i historik i Partisë së Punës. Por historinë e kanë shkruar lidera e asnjëherë s’kanë dalë pjesë të pathëna apo njerëz protagonistë, po pa ndonjë post.
Arkiva e Shtetit sjellë këtë protokoll, ku që në fillim të kësaj Partie Komuniste, në krye shihet ndarja klasore në punëtorë dhe intelektualë. Në këtë fragment, Enver Hoxha nuk është figurë qendrore, ashtu sikurse shfaqen emra që historia kurrë nuk i përmendi. 8 Nëntori është ditë kujtimesh, e mirë dhe e hidhur, ka dëshmorë, por dhe të pushkatuar nga diktatura që erdhi. Dita hyri në histori, por jo në ndërgjegjen njerëzore, atë e plagosi rëndë.
Por a duhet hapur arkivi për të rinjtë që s’e njohin këtë datë?
Shaban Sinani: “Ne duhet të mësohemi të njohim edhe të vërteta të tilla, të cilët siç thonë italianët, të bëjnë keq. Më mirë të mësohemi t’i njohim ato të vërteta, që mund të jenë dhe një lloj terapie e shoqërisë edhe një lloj hap emancipues i saj për t’u ndarë nga e kaluara, se sa të mbahen të fshehta, çdo e fshehtë mistifikohet. Pra të shihet lufta jo në aspektin monumental të saj, sepse këtë aspekt pak a shumë e dinë njerëzia dhe është një aspekt që gjen mjaft vend në tekstet e historiografisë shqiptare. Të shihet lufta në aspektin njerëzor.”
Me këtë datë u krijua shteti, por dhe mbi shteti që kontrollonte gjithçka, një parti që ndërtoi kështjellën me bunkerë e tela me gjëma. Vërtetë hodhi themelet e një partie të re, por nxori nga themelet shpirtra njerëzorë. U çlirua si koalicion, por u ndrydh njeriu shqiptar./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti