20-vjeçarja ndalon makinën në bulevard, pasagjerja hap derën dhe...
Nëntor 18, 2024
Një 27-vjeçar përfundoi në spital në Tiranë, pasi u përplas nga dera e një makine. Ngjarja ndodhi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, aty ku sipas policisë, një shofere 20-vjeçare ndaloi makinën që të zbriste pasagjerja. Në këtë moment, teksa kjo e fundit hapi derën, përplasi të riun që po vinte me monopatinë. Policia vuri në pranga shoferen, pasi e akuzon se nuk kishte siguruar dyert e pasme të makinës. “Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasen A.K., 20 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka ndaluar automjetin që drejtonte,...