Lajmi për publikimin e versionit të ri të këngës “Do They Knoë It’s Christmas” me rastin e 40-vjetorit të këtij projekti muzikor ka lumturuar fansat por jo Ed Sheeran.
Ai thotë se grupi muzikor Band Aid nuk kërkoi leje për të përdorur vokalin e tij në këtë version të ri të këngës.
“Aprovimi im nuk u kërkua për këtë projekt të ri të Band Aid. Po të kisha pasur zgjedhjen, do të kisha refuzuar me respekt përdorimin e vokalit tim,” shkroi ai në një postin në rrjetet sociale.
Versioni i ri i këngës u njoftua javën e kaluar. Në projektin e ri do të shfaqen zërat e yjeve të tillë të muzikës si Boy George, Harry Styles, George Michael, Sam Smith, Robbie Williams, Rita Ora, Paul McCartney etj. Versioni i ri i këngës do të jetë gati për publikun më 25 Nëntor së bashku edhe me një videoklip.
Klan News