E nisi prezantimin e projektbuxhetit për vitin 2025 me lajmin se pensionistët do të shpërblehen me një bonus që varion nga 100 deri në 150 mijë lekë të vjetra për fundvit. Nga ky bonus përfitojnë 511 mijë persona nga fondi prej 100 milionë eurosh i vënë në dispozicion për këtë qëllim.
“Dua t’u përcjell të gjithë pensionistëve të Shqipërisë lajmin e mirë se në vijim qeveria do të çlirojë një fond prej 100 milionë eurosh për bonusin e tyre të fundvitit. Ky bonus i ri do të ndahet në dy shkallë të gjithë pensionistët që kanë një pension deri në 200 euro do të marrin 3-fishin e bonusit të deri djeshëm përems një bonusi të ri 150 euro .”
Krahas shpërblimit të fundvitit Rama deklaroi se pranë Bankës së Shqipërisë do të krijohet fondi i një bonusi të dytë për pensionistët, që do jepet në pranverë.
“Paralelisht me shpërndarjen e bonusit të tre dhe dyfishuar të fundvitit në ditët para dhjetorit ne po ashtu do të krijojmë pranë bankës së Shqipërisë fondin e një bonusi të dytë. “
Rama ka deklaruar se rritja e pensioneve do të jetë pasqyra e ekonomisë në mandatin e tyre të katërt që ai synon të fitojë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.
“Ky bonus i dytë do të jetë bonus i pranverës, i cili do të ndikojë në rritjen e të ardhurave vjetore të pensionistëve dhe do të jepet në hyrje të çdo pranvere. Duke ndarë për të gjithë pensionistët një shumë të përftuar nga rritja e ekonomise dhe për rrjedhojë të ardhurave të shtëtit në vitin paraardhës.“
Klan News