Nutricionistja Hyrida Basha në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan tregoi ushqimet të cilat nuk rekomandohen të konsumohen në rast se keni simptomat e migrenës, duke dhënë për secilin prej tyre efektet negative që shkaktojnë.
Hyrida Basha tha se ushqime të tilla si turshitë, mishrat e përpunuar apo cigarja e alkooli mund të përkeqësojnë çrregullimet e migrenës. Nga ana tjetër ajoi shtoi se është shumë e rëndësishme që trupi i njeriut të jetë shumë i hidratuar dhe të konsumohet një dietë e cila ndihmon në përballimin e krizave migrenoze.
Hyrida Basha: Nuk ka rregulla strikte në të ushqyerin në migrenë, por duhet pasur kujdes në konsumimin e ushqimeve të tilla si për shembull të mishrave të proceduar duke qenë se kanë sasi të larta të nitrateve, sulfiteve dhe kripërave. E vetmja gjë që e lidh migrenën me problematika të tjera është dehidratimi, individë të cilët kanë migrenë duhet të jenë gjatë gjithë kohës të hidratuar. Duhet pasur kujdes gjithashtu tek alkooli, tek cigarja, djathërat e stazhonuar të cilët mund të jenë të këshillueshëm në një regjim ushqimor, por tek personat me migrenë mund të nxisë çrregullimet. Kafeina po ashtu është një tjetër element që në disa individë e ndihmon simptomën e gjithë manifestimit që mund të ketë tek migrena, kurse tek disa të tjerë mund që të agravojë situata, e gjitha kjo varet nga lloji i migrenës që individi ka apo të problematikave të tjera që bashkëshoqërojnë migrenën. Konsumimi i magnezit, qoftë përmes suplementeve apo edhe përmes ushqimit si tek spinaqi dhe patjetër marrja e vitaminës B6. Megjithatë sa i takon bulmetit për migrenën rekomandohet sasi më e vogël ose në një mënyrë dhe eliminimi apo shmangia e plotë. Nga studimet ka rezultuar se dieta mesdhetare ndihmon këta individë me migrenë. Nuk mund të themi dot ama që vetëm përmes ushqimi ne shmangim migrenën.
Katerina Trungu: Po çajrat e ndryshme a do i rekomandoje gjatë periudhës së migrenës, nëse ka ndonjë çaj që relakson ose jo?
Hyrida Basha: Do të kisha rekomanduar çajra të cilat nuk përmbajnë sasi të larta të kafeinës si për shembull çaji i zi apo çaji jeshil. Duke qenë se përmbajnë sasi të larta të kafeinës është mirë që të mos konsumohen, ose në rastin se konsumohet një filxhan çaj të mos konsumohet më pas kafja, në mënyrë që të ulim nivelin e kafeinës në organizëm. Por, patjetër që mund të rekomandoja çajin e mollës së egër, pra çajra që vijnë nga frutat e thara./tvklan.al