"Kishim vendosur të iknim nga Shqipëria", babai dhe nëna e Martin Canit flasin me zemër të thyer
Nëntor 21, 2024
Babai dhe nëna e Martin Canit, 14-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht si pasojë e goditjes me thikë nga bashkëmoshatari i tij kanë folur për planet e tyre për të emigruar. Në një rrëfim tejet të dhimbshëm për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Engjëll dhe Florina Cani thonë se prej 12 vitesh po presin që të largohen nga Shqipëria. Pyetje: Kur keni biseduar për herë të fundit me të? Florina Cani: 1 natë para se të ndodhte, e pyeta “Martin a ke ndonjë shqetësim”, jo më tha, asgjë. Iku për shkollë në mëngjes. Më tha “o ma po iku për shkollë, iku si çdo ditë dhe nuk më krijoi asnjëlloj dyshimi”....