Nuk shfaqej në publik që nga 7 Nëntori. Më pas në sfondin e kërcënimeve për një luftë globale, presidenti rus Vladimir Putin iu drejtua me një fjalim kombit.
Duke folur nga skutat e Kremlinit, presidenti Putin tha se pas sulmeve ndaj rajoneve ruse Bryansk dhe Kursk me raketa amerikane dhe britanike me rreze të gjatë veprimi, konflikti rajonal në Ukrainë, siç e quajti tani ai, ka marrë tashmë elementë të një natyre globale.
Në përgjigje, udhëheqësi i Kremlinit tha se Rusia lëshoi një lloj raketë të re balistike hipersonike me rreze të mesme veprimi ndaj një objektivi në Ukrainë. Bëhet fjalë për sistemin raketorhipersonik “Oreshnik” (lajthia).
“Si përgjigje ndaj përdorimit të armëve amerikane dhe britanike me rreze të gjatë më 21 Nëntor, forcat e armatosura ruse ndërmorën një sulm të kombinuar ndaj një prej objektivave të kompleksit ushtarako-industrial të Ukrainës.”
Raketat perëndimore, shtoi ai, nuk do të ndikojnë në rezultatin e operacionit special të Rusisë në Ukrainë.
“Në kushte luftarake, ndër të tjera u testua një nga sistemet më të reja të raketave ruse me rreze të mesme veprimi. Në këtë rast, me një raketë balistike në një pajisje hipersonike pa mbushje bërthamore.”
Presidenti Putin tha se Rusia ka të drejtë të përdorë armët e saj kundër objektivave ushtarake të atyre vendeve që lejojnë përdorimin e armëve të tyre kundër objekteve ruse.Ai akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkatërrimin e sistemit të sigurisë globale.
Sulmi me raketa eksperimentale u kuptua që gjatë konferencës së zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova. Ndërsa fliste para gazetarëve ajo përgjigjet në telefon dhe harron të mbyllë mikrofonin. Zërinë anën tjetër të telefoni thotë: “Rreth goditjes me raketa balistike në Yuzhmashmos komento fare”. “Po, mirë, faleminderit,” u përgjigj Maria.
Në Kiev, sirenat e sulmit ajror ranë papushim duke paralajmëruar banorët e tij për një sulm të mundshëm rus.
Raketa eksperimentale e lëshuar nga Rusia të enjten goditi qytetin Dnipro. Sipas forcave ajrore të Ukrainës, kjo është hera e parë që në këtë luftë përdoret një arme e projektuar për të kryer sulme bërthamore në distanca të gjata.
Ekspertët ushtarakë thanë se lëshimi i kësaj rakete është bërë duke paralajmëruar forcat e NATO-s, pasi një veprim i tillë ushtarak vë në lëvizje forcat e aleancës.
Sulmi i Rusisë shkatërroi një qendër rehabilitimi për personat me aftësi të kufizuar në qytetin Dnipro. Çatia e qendrës u shkatërrua pjesërisht.
Sulmi raketor rus kishte në shënjestër ndërmarrjet ushtarake dhe infrastrukturën e qytetit Dnipro, thanë forcat ajrore. Rusia lëshoi gjithashtu një raketë hipersonike Kinzhal dhe shtatë raketa lundrimi Kh-101, gjashtë prej të cilave u rrëzuan, sipas forcave ajrore ukrainase.
Sulmet ruse me raketa të fundjavës goditën tre nga pesë termocentralet ende në punë të Ukrainës. Sinjale shqetësuese tani me fillimin e dimrit. Në Kiev ndërkaq ra dëbora e parë të vitit.
ShBA-ja i ka quajtur retorikë të panevojshme kërcënimet bërthamore të Rusisë ndërkohë njoftoi sanksione të reja ndaj Gazprombank të Rusisë, një prej bankave më të mëdha të vendit nëpërmjet së cilës bëhen transaksionet e shitjes së natës dhe gazit. Sanksionet ndalojnë sistemin bankar të SHBA-së të ndërveprojë me këtë bankë dhe ngrin asetet në ShBA.
Gazprombank është pjesërisht në pronësi të kompanisë së gazit Gazprom të Kremlinit.
Klan News