S’ka qenë kurrë në Kosovë por ka marrë mësime nga Pavarotti, episodet e pazakonta të Saimir Pirgut
Nëntor 4, 2024
Pas 13 vitesh, Saimir Pirgu është rikthyer në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit me operën “Tosca”. Veç saj, ai sjell edhe një krijim tijin, albumin “Saimir”, në 5 gjuhë të botës me 21 arie nga më të njohurat ku mes tyre edhe “Skënderbeu” e Prenk Jakovës. Në një intervistë ekskluzive në programin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, tenori tregon për këto projekte artistike, por edhe ato që e presin. Ai ka qenë në skenat më të mëdha që dikur ndoshta veç i ëndërronte e sot i ndodh që të debutojë rolet e mëdha. Sot, një nga dëshirat më të forta që ka është të interpretojë në Kosovë, ku as nuk ka...