Gjysma e popullsisë së qarkut të Tiranës janë të ardhur të zhvendosur nga rrethet e tjera të Shqipërisë.
“52% e popullsisë së qarkut të Tiranës mbizotërohet nga të lindurit në bashkinë e kryeqytetit. Ajo që bie në sy nga të dhënat e Censit është se dibranët janë të dytët për nga numri i lartë i popullsisë rezidentë në qarkun e Tiranës.”
Konkretisht, të ardhurit nga Dibra përbëjnë 8.4 % të popullsisë në qarkun e Tiranës. E thënë ndryshe, në Tiranë jetojnë 64 mijë qytetarë me vendlindje në Dibër.
Ndërsa në vend të tretë janë renditur kukësianët, të cilët kanë lënë qytetin e tyre të lindjes dhe janë zhvendosur në Tiranë. Sipas INSTAT, janë afro 49 mijë kukësianë që jetojnë në qarkun e Tiranës, duke zënë 6.4 % të popullsisë të këtij qarku.
Në total, të zhvendosurit nga Dibra dhe Kukësi, përbëjnë 15 % të popullsisë së qarkut të Tiranës.
Për shkak të mundësive të shumta për punësim apo shkollim, edhe korçarët kanë zgjedhur në një numër të madh Tiranën për të jetuar, duke u renditur të katërtit për numrin e lartë të poullsisë banuese në këtë qark.
Sipas të dhënave të Censit, në qarkun e Tiranës jetojnë 758 mijë banorë, duke përfshirë bashkinë e Tiranës, Kamzës, Vorën, Kavajën dhe Rrogozhinën.
Tv Klan