Teksa prezantoi projektbuxhetin e vitit 2025 në komisionin e Ekonomisë Ministri i Financave, Petrit Malaj foli edhe për objektivat e vitit të ardhshëm duke u ndalur tek disa nga sektorët e rëndësishëm.

Një vëmendje të madhe sipas ministrit Malaj do të kenë edhe fondet për infrastrukturën dhe rindërtimin.

Sipas ministrit Petrit Malaj, për 2025 pritet që niveli i borxhit të zbresë në 55.8% nga 56.3%, ndërsa parashikohet rritje ekonomike në 3.9%, e ndikuar nga konsumi, shërbimet dhe rritja e eksporteve.

Klan News