SPAK sekuestron apartamentin e Ilir Beqajt: Nuk u deklarua nga ish-ministri
Tetor 29, 2024
Një apartament në Vlorë, në zonën e Lungomares, u sekuestrua nga SPAK, që e lidh atë me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqajn. Edhe pse ky i fundit ka mohuar pronësinë e tij, hetuesit thonë se kanë vërtetuar që është i ish-ministrit dhe përdorur lirisht prej tij dhe familjarëve. Hetimet, referuar SPAK, treguan gjithashtu se kjo pasuri u porosit nga miku i Beqajt dhe më pas iu la në përdorim këtij nëpërmjet një kontrate qiraje. Në një njoftim zyrtar, SPAK thotë gjithashtu se nga kontrollet e ushtruara në këtë apartament në verë, janë gjetur materiale të rëndësishme për hetimet e dosjes...