Qeveria Rama kërkon një mandat të katërt qeverisës, në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në vitin 2025.

Në një takim me pensionistët në Fier për të diskutuar për skemën e re të pensioneve, Rama bëri të qarta dy objektivat për mandatin e 4 të qeverisë së tij nëse fiton sërish.

Dhe sipas Kryeministrit, dy objektivat janë anëtarësimi i Shqipërisë në BE dhe rritja e pensioneve.

“Dy gjëra janë të rëndësishme, për mua të paktën, më shumë se të gjitha të tjerat për mandatin tonë të 4.

E para është anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.

E dyta është lehtësimi sa më i madh i frymëmarrjes së pensionistëve që Shqipëria në BE mos jetë vetëm Shqipëria e të gjithë të tjerëve që janë në moshën aktive me mundësi më të mëdha, por të jetë dhe Shqipëria ku pensionistët e fillojnë ditën më të buzëqeshur.

Anëtarësimi në BE dhe rritja e pensioneve janë dy objektivat themelorë të mandatit të 4. Dhe për këtë mos kini as më të voglin dyshim”, theksoi Kryeministri Edi Rama.

/tvklan.al