Teksa ka mbetur vetëm një javë nga zgjedhjet presidenciale të 5 Nëntorit, ndryshe nga sondazhet e mëparshme, ish-presidenti amerikan Donald Trump kryeson me 1 % kundrejt zv/presidentes amerikane Kamala Harris.
Sipas një sondazhi nga media amerikane ABC NEWS epërsia e Kamala Harris është ngushtuar ndjeshëm dhe tashmë diferenca është 1%, ndryshe nga një javë më parë ku kryesonte me 2%.
Kandidati republikan po thellon epërsinë tek 7 shtetet federale që konsiderohen si përcaktuese të fituesit të presidencialeve të 5 Nëntorit. Sondazhet tregojnë se Trump pritet të fitojë në 5 prej tyre, Harris vetëm në Miçigan, ndërsa në Uiskonsin rezultati është i barabartë. Mediat shkruajnë se ish-presidenti amerikan mund të shpallet fitues edhe në ato dy shtete.
Miliona amerikanë do të hedhin votën e tyre dhe do të vendosin se kush do të jetë presidenti i ardhshëm. Nderkohë më shumë se 47 milionë njerëz kanë votuar tashmë.
Klan News