Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit ka hapur ekspozitën multimediale “Letra nga Ferri ku përmes letrave dhe dokumenteve autentike paraqitet rezistenca shpirtërore dhe intelektuale e të burgosurve politikë përballë regjimit shtypës.
Vizitorët do të përjetojnë emocionet, vuajtjet dhe shpresat e atyre që përjetuan ferrin e burgjeve komuniste nga viti 1944 deri në vitin 1990.
Në qendër të ekspozites janë mijëra letra me fjalët e të burgosurve politikë me dëshmitë e shkruara të një qëndrese që tejkaloi torturat dhe mizoritë. Janë mbi 3 mijë faqe arkivore, që luajnë një rol të rëndësishëm dëshmues mbi natyrën e regjimit diktatorial.
Klan News