#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

Adila Hoxha është një shqiptaro-filipinase e lindur në Australi. Babai i saj ishte një i arratisur politik gjatë viteve të komunizmit, i cili u largua drejt Australisë ku dhe u martua me një grua filipinase. Falë përkushtimit të të atit, i cili në një moshë të madhe dëshironte që vajza e tij të ndjehej shqiptare, Adila Hoxha sot flet në shqipe të përkryer. Përtej kësaj ajo është dhe mbesa e Daut Hoxhës, një personazhi të njohur të Çamërisë që u bë “strumbullari” i luftës italo-greke në vitin 1940. Kujtimin e të atit dhe historinë e saj, Adila Hoxha e rrëfen mbrëmjen e kësaj të mërkure në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan.