Ka nis puna për rikonstruksionin dhe rritjen e kapaciteteve të nënstacionit elektrik të Lezhës. Punimet u inspektuan nga zvëndës kryeminsitrja Belinda Balluku, njëherazi edhe ministre e infrastrukturës dhe energjisë, e cila tha se ky investim është në shërbim edhe të sezonit turistik.

Belinda Balluku, zv/kryeministre: Ndryshim i kapaciteteve në nënstacione, jo vetëm për të akomoduar të gjithë nevojat e qytetit dhe ato të zonës së Shëngjinit, duke pasur parasysh se ka një kërkesë të shtuar, por edhe planet e tjera që keni për ndërtim në zonën e bregdetit.

Balluku dha dhe disa shifra të konsumit të energjisë gjatë sezonit veror. 

Belinda Balluku, zv/kryeministre: Gjatë natës së vitit të ri, konsumi i gjithë vendit është rreth 22 milionë KHW. Ndërkohë ne gjatë verës 2024 kemi pasur jo një ditë, por kemi pasur disa javë, pra javën e tretë dhe të katërt të Korrikut dhe më pas javën e parë dhe të dytë të Gushtit 28 milionë KHW, të cilat duheshin shpërndarë sidomos në zona të caktuara. Pra, patjetër që Tirana ka pasur konsumin e saj të madh si gjithmonë, por kishim përqendrime në ultësirën perëndimore, në të gjithë pjesën e Adriatikut dhe në jug, në gjithë zonat e Palasës apo Dhërmiut.

Sipas ministres Balluku synimi është që punimet në këtë nënstacion elektrik të mbyllen në muajin Mars para nisjes së sezonit turistik.

Klan News