Rritet me 5 vite mosha e përfituesve të kredisë së butë për të gjithë qytetarët rezidentë në kryeqytet.

“Rritet mosha në 40 vjeç e përfituesve të kredisë së butë nga Bashkia e Tiranës. Të gjithë qytetarët, kryesisht çiftet e reja, të cilët nuk e kanë tejkaluar këtë moshë, mund të përfitojnë nga kredia e butë me 3% nga pamundësia për të blerë një aparatament me çmimet e tregut.”

Andi Seferi, nënkryetar i Bashkisë Tiranë: Për t’ju gjendur sa më shumë familjeve në nevojë, është bërë një renditje prioritare, ku përcaktohen familjet ku bashkëshortët janë deri në 40 vjeç, ka qeneë 30-të, pastaj 35 vjeç dhe tani është bërë 40 që të përfitojnë më shumë familje. Kategoria e dytë janë anëtarë ose familje të komuniteteve rome dhe egjiptiane dhe kataegoria e tretë janë gra kryefamiljare. Por absolutisht nuk përjashtojnë asnjë individ apo familje për të bërë aplikim dhe për të përfituar.

Për shkak të rritjes së pagave, edhe kufiri i të ardhurave maksimale që duhet të ketë një familje është rritur. Kështu, një familje me 1 ose 2 anëtar për të blerë një garsoniere, nuk duhet të tejkalojë nivelin e pagës prej afro 80 mijë Lekësh.

“Duke qenë se çmimet janë rritur, edhe nivelet e kredive për qytetarët 1 person, 2 apo me radhë, do përfitojnë një indeksim sipas tregut të banesave duke iu referuar entit të banesave.”

Janë afro 1200 familje që pritet të përfitojnë nga ky subvencionim, duke e çuar në afro 5 mijë përfitues që prej vitit 2015.

“Programi i subvencionimit të interesave të kredive, ose siç quhet kredi e butë.”

Çdo aplikues ka një sisitem pikëzimi, i cili bazohet në kushtet e strehimit, familjare, sociale dhe ekonomike. Në total arrijnë në 100 pikë që qytetari duhet të plotësojë për të përfituar.

Tv Klan