Rasti i Bedrie Lokës/ “Kemi braktisur njeriun”, pastori Akil Pano tregon kurën për shoqërinë
Janar 8, 2024
Pastori Akil Pano e shikon problemin tek shoqëria, duke ju referuar rastit të vetëvrasjes së 41-vjeçares Bedrie Loka. I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, pastori lartësoi figurën e të ndjerës Bedrie Loka, e cila përballonte e vetme jetën për të rritur 4 fëmijët e saj. “Ne evidentojmë pafuqinë tonë si shoqëri për të sfiduar dhunën, të keqen. Shikojmë jetën e kësaj zonje e cila del heroinë, që mund të bënte punën e disa individëve, rrit fëmijëne saj, punon, i del përballë jetës, përballet me dhunë në shtëpi, përballet me dhunën e presionin e vetë jetës, presion ekonomik, presion për...