Denisa Kele ka bërë publik një rast tronditës në emisionin “Opinion” në Tv Klan, të cilin thotë se e ka mësuar nga organet policore.
Referuar rastit në fjalë, Kele tregon se një bashkëshort i ka hapur gruas një faqe “Only Fans” që të merrte para nga fotot intime të bashkëshortes së tij, gjë të cilën e justifikonte duke thënë se “dua të ushqej fëmijën”.
Denisa Kele: Do të ju them një rast që nuk është bërë mediatik të para disa ditëve që unë e kam marrë vesh nga policia. Kjo është mënyra se si prindërit rrisin meshkujt dhe prindërit rrisin dhe femrat. Bashkëshorti i divorcuar nga gruaja e tij i kishte hapur bashkëshortes një faqe “Only Fans” që merrte para nga fotot intime të gruas së tij dhe e justifikonte me shprehjen se “e bëj se dua të ushqej fëmijën”. Kur e kam dëgjuar nga organet kompetente, kam ngelur pa mend.
Blendi Fevziu: E njëjta logjikë nga grupe që i merrnin dhe trafikonin gra.
/tvklan.al