Gazetari i Tv Klan, Merin Maçi thotë vdekja e Bedrie Lokës ndoshta mund të ishte parandaluar nëse vëllezërit e saj mund ta kishin referuar dhunën e ushtruar ndaj të motrës nga bashkëshorti i saj.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, gazetari Maçi tregon se në sajë të komunikimeve që ka pasur me njërin nga vëllezërit e së ndjerës, ky i fundit ka pranuar se pasur dijeni për të gjithë situatën e vështirë që po kalonte e motra, Bedrie Lokja.

Merin Maçi: Kjo ngjarje ndoshta mund të ishte parandaluar nëse vëllezërit e viktimës do të referonin ngjarjen në polici. Nga komunikimet që kam pasur me njërin prej tyre, ai rrëfente se gjatë gjithë viteve të martesës ka pasur përplasje të tilla, por për shkak të fëmijëve, martesa e tyre ka vijuar dhe ky konflikt është mbajtur brenda mureve të banesës.

Ndërkohë, Denisa Kele jep dhe një mesazh për të gjithë shoqërinë shqiptare dhe kornizave morale të vendosura.

Denisa Kele: E gjitha fillon tek bërthama që është familja. Po shikoja nënën e bashkëshortit të viktimës që doli në deklaratë dhe thoshte që “djali im ia fali asaj që i hapën një adresë në TikTok”. Kjo është çmenduri! Kjo është çmenduri, përsa kohë që damkosja morale në Shqipëri, zgjidhje ka vetëm vdekjen dhe përsa kohë familja kthehet nga një vend në… Nuk e di kush i ka krijuar këtë korniza morale dhe që korniza morale e një gruaje personifikohet vetëm nga seksualiteti i saj dhe kjo është një tmerr më vehte. Përsa kohë që familja duhet të jetë ambienti ku duhet të ketë empati, është kthyer në… mua më duket si fole ujqërish – kjo shoqëri nuk bëhet më.

/tvklan.al