Ndërron jetë ish-sulmuesi, Hekuran Jakupi
Nëntor 14, 2024
Është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare, ish-sulmuesi shqiptar, Hekuran Jakupi. Ish-futbollisti, prej kohësh luftonte me sëmundjen e rëndë, e cila i mori jetën mëngjesin e kësaj të enjte. Në Shqipëri, Jakupi luajti me disa skuadra si Elbasani, Bylis, Tirana, Teuta dhe Erzeni, nga 1990 deri në vitet 2000. Për këtë ndarje nga jeta, ka reaguar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili i shpreh ngushëllime familjarëve, për këtë humbje të madhe. “Me hidhërim të madh mora lajmin e ndarjes nga jeta të Hekuran Jakupit, ish-sulmuesit që bëri mijëra tifozë të festonin...