Këtë të enjte, rikthehet Liga e Kombeve, me tetë ndeshje tejet interesante. Padyshim spikat sfida mes Belgjikës dhe Italisë.

Përballen dy kombëtare me emër në futboll dhe për këtë arsye spektakli është i garantuar. Në Grupin A2, luhet një tjetër ndeshje interesante, siç është ajo mes Francës dhe Izraelit, ku “gjelat” e kanë detyrim fitoren.

Në Ligën B, vëmendjen e tërheq ndeshja mes Anglisë dhe Greqisë në Athinë, por edhe ajo mes Irlandës e Finlandës. Në këtë ligë, luhen edhe Slloveni-Norvegji dhe Kazakistan-Austri.

Dy takimet e tjera janë në Ligën C, aty ku Maqedonia e Veriut përballet me Letoninë, ndërsa Armenia pret në shtëpi Ishujt Faroe. /tvklan.al