Partia Demokratike do të zhvillojë një takim me diasporën në Londër të dielën e 17 Nëntorit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryedemokrati Sali Berisha ka ftuar që ta ndjekin në takimin e organizuar nga dega e PD-së në Londër dhe aktivistë të diasporës.
Kryedemokrati Berisha shkruan se do të jetë në lidhje direkte me emigrantët në Londër teksa thotë se ky takim është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë shqiptarët e diasporës që të bëhen pjesë e diskutimeve mbi çështjet më të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë.
“Ju ftoj të na ndiqni në takimin të organizuar nga Dega e PD-së në Londër dhe aktivistë të diasporës. Do të jem në lidhje live me ju, nderkohë në takim në adresën më poshtë ju mirëpret Floriana Garo -anëtare e Kryesisë, Alfred Lela -Drejtor i Komunikimit dhe Besart Xhaferri- Kryetar i FRPD.
E diel, 17 nëntor 2024, @ 1 PM, Adresa: Walthamstoë, Siddeley Road, London E17. Ky takim është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë shqiptarët e diasporës që të bëhen pjesë e diskutimeve tona mbi çështjet e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë”, shkruan Berisha.
/tvklan.al