Në qiell të hapur, në shi e në diell! “Stop” sistemon qytetarin e pastrehë
Dhjetor 12, 2024
Në redaksinë e emisionit “Stop” ka ardhur një kërkesë për ndihmë nga një qytetare nga Tirana. Zonja tregon, se në rrugën “Mine Peza”, prej kohësh qëndron një person i pastrehë, që kalon aty të ftohtin e vapën. Qytetarja: Kur zbret nga shkolla “Qemal Stafa”, për te rruga “Mine Peza”. Aty rri ai dimër, verë, në shi, në të ftohtë. Po mua, ku e di unë, më dhimbset! Se unë as e kam gjë, as e njoh, por unë sa herë kaloj aty në tunel, e shikoj atë person, edhe më vjen keq! Në qoftë se keni mundësi, ndihmojeni! Ndonjëherë i jap ndonjë gjë, blej ndonjë gjë ia jap aty për të ngrënë. I japin dhe plot...