Historia e tyre e dashurisë është një rrëfim i ëmbël që nisi përpara syve të publikut në “Love Island Albania”, në ekranin e Televizionit Klan. Mes sfidave ata arritën që të ndërtonin një lidhje të fortë, jo vetëm që lidhi zemrat e njëri-tjetrin, por që fitoi dhe mbështetjen e publikuar, duke i shpallur ata si çiftin fitues të reality show-t.
Lidhja e Ueda Ndrecajt dhe Arlind Gashit u shndërrua në një histori të bukur dashurie e cila filloi të ndërtonte dita ditës themele të forta, duke u kurorëzuar më pas në martesë.
“Kur dy bëhen tre”, si një bekim në historinë e tyre të dashurisë, ata ndanë lajmin se do të bëheshin prindër për herë të parë. Ueda dhe Arlind zbuluan mes emocionesh gjininë e bebes në studion e “Rudina”.
Pikërisht në studion ku bashkë me publikun ndanë emocionet e tyre për lajmin e mirë, çifti i “Love Island Albania” vjen për herë të parë me vajzën e tyre, Amea.
“Na ka mbushur shumë me dashur”, tha Ueda teksa rrëfeu se si ka ndryshuar jeta e tyre që nga momenti që u bënë prindër./tvklan.al