Gjithçka nisi në “ishullin e dashurisë”. Ata u shpallën fitues të “Love Island Albania” dhe romancën e tyre e vazhduan jashtë, duke e kurorëzuar më pas me një martesë larg syve të publikut.
Ueda Ndrecaj dhe Arlind Gashi janë padyshim çifti që bëri për vete publikun. Sot ata janë prindër të Ameas së vogël, vetëm 4 muajshe, e cila ndryshoi jetën e tyre totalisht.
Aktualisht çifti jeton në Gjermani, por në studion e “Rudina” në Tv Klan ata nuk përjashtojnë mundësinë e një rikthimi në Shqipëri, teksa zbulojnë “pak” nga planet e tyre.
Arlind Gashi: Ne na tërheq pak Shqipëria sepse ndjehemi mirë këtu dhe jemi duke planifikuar diçka të vogël këtu. Jemi në hapat e para, nuk dihet ende.
Rudina Magjistari: Mos më thoni se jeni duke planifikuar ndoshta ndonjë projekt biznesi, ndonjë ide të ardhme për t’u zhvendosur këtu. E mendoni diçka të tillë?
Ueda Ndreca: Po!
Arlind Gashi: Ne si familje kemi lënë pak atë social media mbrapa sepse kemi dashur familjen. Kemi dashur që vajza të rritet ashtu siç duhet dhe kismet të shohim se çfarë do të na ofrohet sepse nuk jemi marrë me atë pjesë dhe të shohim./tvklan.al