Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të jetë mbrëmjen e sotme në “Opinion” në Tv Klan në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu. Lajmin për ndjekësit e tij e jep vetë kreu i selisë blu në rrjetet sociale.
“Miq, sonte, në ora 21:00, do të jem i ftuar në studion e emisionit Opinion, në TV Klan me gazetarin Blendi Fevziu. Sipas dëshirës ju ftoj të na ndiqni!”, shkruan Berisha.
Kjo do të jetë intervista e parë e Berishës për “Opinion” pas daljes nga arresti shtëpiak. Sot ora 21:00 në “Opinion”, Sali Berisha në Tv Klan!/tvklan.al