Disiplinë, autoritet, prindërim i butë apo shuplakë? Prindërit gjenden përpara udhëkryqeve për të fituar autoritet në sytë e fëmijëve duke zgjedhur mes metodave, ndonëse jo gjithnjë drejt. Thelbi është që metodat nuk janë të barabarta. Disiplinimi i butë fokusohet te një qasje më empatike ndaj fëmijës, ndërsa të tjerat janë më autoritare e deri në ndëshkuese e të dhunshme.

Dikur, por edhe sot, nuk mungon konceptimi që shuplaka shihet si formë edukimi që fëmija mos të përsërisë të njëjtin veprim. Pediatrja Lira Gjika shpjegon në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan dëmin që sjell shuplaka në marrëdhënien prind-fëmijë.

Lira Gjika: Është bërë studimi për një shpullë që ne themi se “një shpullë nuk të vdes”. Është e vërtetë,nuk vdes njeri, por i rrituri në sytë e fëmijës vdes.

Katerina Trungu: Që do të thotë?

Lira Gjika: Që do të thotë është një figurë që s’ia vlen, me të rriturin do të sillesh me dhunë. Ky është një studim që e ka bërë Irlanda, vendet e ulëta, tani nuk mbaj mend se i ngatërroj këto  të njëjta, të  kundërta, një shtet nuk e mori në konsdieratë dhe shtetet e tjera e morën. Vendet e veriut të Europës e hoqën shpullën dhe kanë rezultate të larta.

Teuta Maçi: Në vendet më të zhvilluara, edhe një shpullë është e ndaluar me ligj.

Lira Gjika: Të hiqet e drejta prindërore.

Teuta Maçi: Është hequr në mënyrë absolute ndërhyrja fizike te fëmija, është e dënueshme. Në çdo moment që do tëshkosh para një institucioni shtetëror, në rast se do të vlerësohet që fëmija është prekur me dorë, fajtor është gjithmonë prindi, edhe për një shpullë./tvklan.al